Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin…

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të Fratarit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes. Ndërkohë, po merren masa edhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit