Mal Berisha: Requiem për një shpirt tradhtari që lëviz mbi një kokë të pafytyrë

Mal Berisha: Requiem për një shpirt tradhtari…

Nga Mal Berisha

Në ditët e zgjedhjeve të Lulzim Bashës, në drejtim të Bashkisë së Tiranës, në vitin 2011, u angazhuam edhe neve, grupi i ish-punonjësve të UNMIK – ut, emrat e të cilëve janë  përmendur shumë herë në mediat e asaj kohe.

• DITA E “FITORES SË LULIT”
Ditën e votimit, në krahun verior të Selisë së Partisë Demokratike, në katin e tretë, gjendeshim katër prej atyre që mendonim se ishim miqtë e atëhershëm të Lulzim Bashës:

Edith Harxhi, Rudi Bobrati, Endrit Reka dhe autori i këtij shkrimi. Komisioni i Zgjedhjeve po bënte numërimin e votave të fundit kur u lëshua kushtrimi, se Lulzim Basha kishte fituar.

Në korridorin e atij kati dolën dhe shpërthyen me ngazëllim për fitoren: Opinionisti më i shquar i televizioneve shqiptare, biznesmeni më i pasur shqiptar (që tani Luli e quan oligark) dhe një pronar i njërës prej mediave shqiptare më të mëdhaja. Ata ishin në krahun jugor të të njejtit kat në një zyrë me Lulzim Bashën. 

Zbrita menjëherë dhe u futa në zyrën e Dr. Sali Berishës. Në zyrë kishte shumë gëzim dhe entuziazëm. Të gjithë po festonin në mënyrën e tyre. Një deputet, i cili i rri tani në krah Lulit, qante nga gëzimi. Ndërsa doktori ishte ulur në një poltronë, jo në vendin e tij, por në atë të të ftuarve që vizitonin zyrën e tij. Edhe unë, me shumë gëzim, iu afrova, ia dhashë dorën dhe e urova. 

• SALI BERISHA KONSTATON VOTAT E HEDHURA GABIM QË I DHANË FITOREN LULZIM BASHËS. 
Për habinë time ai ma tërhoqi dorën drejt vetes dhe më tha tek veshi: 

“Mal, mos nxitoni! Shpallja është bërë para kohe! Nuk i kemi numrat e fitores ende! Rezultati është në teh të briskut. Shpallja është bërë e nxituar. Por ka edhe një shans: Kam të dhëna se ka një numër votash të cilat janë hedhur në kutitë e gabuara. Nëse këto vota janë ashtu siç e mendoj unë, Luli do të fitojë. Por kjo kërkon rinumërim dhe respekt ndaj votës dhe ndaj ligjit”.

Ishte kjo gjetje ideale e një gabimi të votuesve që e konstatoi Dr. Sali Berisha, me instinktin e tij prej politikani, dhe që bëri që Ambasadori Arvizu të përvishte mëngët për të bërë rinumërimin dhe Lulzim Basha të fitonte. Rezultati tashmë dihet. Luli u bë Kryetar, me disa vota nga ato të hedhurat gabim, edhe pse Sali Berisha “paska qenë i përjashtuar prej tij, nga drejtimi i punëve të asaj kohe dhe të asaj dite”. 
O Tempora, O More!

• TRADHTIA E LULZIM BASHËS NDAJ MIQVE TË TIJ UNMIK -as.
Katër miqtë UNMIK – kas të Lul Bashës, megjithë skepticizmin që i karakterizonte ndaj një fyryfyshti, flirtet e të cilit në Prishtinë i dinim të gjithë, bënë gjithçka për fitoren e tij. 
Dhe ai i shpërbleu siç din ai t’i shpërblejë miqtë dhe demokratët: Me tradhti:

Edith Harxhi u përjashtua nga PD – ja;

Endrit Reka u shkelmua pa vonuar fare; 

Rudi Bobratit iu harrua emri dhe puna e palodhur që bëri për Lulzim Bashën;

Ndërsa autori i këtyre radhëve, duke besuar Bespremin, i ndihmoi pa asnjë kusht as konditë deri kur u bind se ai është një tradhtar dhe i pabesë.

Dhe këtë e kam konstatuar shumë kohë përpara se ai ta shfaqte hapur pabesinë. Prandaj u largova urtësisht prej tij.

•TRADHTIA E LULZIM BASHËS NDAJ DEPARTAMENTIT TË SHTETIT 
Do të vijë koha të tregoj në detaje edhe për tradhtinë që i bëri Departamentit të Shtetit Lulzim Basha, kur doli nga Parlamenti, por për sot po mjaftohem me këtë që po shkruaj më poshtë:

Me daten 30 Prill 2019, ora 17.00 deri në 18.10 unë kam pasë takim kokë më kokë me, asistentin e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Ambasador Philip T. Reeker, drejtorin e Ballkanit z. Matthew A. Palmer, si dhe diplomatët Paul E. Pfeuffer dhe Keith E. West.

Ajo çfarë më thanë ata burra përmblidhet në këtë frazë:

“Lulzim Basha na preu në Besë. I thamë mos dil nga Parlamenti! Në mbrëmje na premtoi se nuk do të dilte dhe na tha: “Jo nuk dal!” 

Të nesërmen, për habinë tonë, doli. Tani gjejeni vetë se si mund të luftoni jashtë institucioneve!”

Sa keq më vjen që të tregoj sesi një njeri që i besuam aq shumë na tradhtoi kaq pabesisht!?

Dhe çdo tradhti e tij duket se është bërë në atë që quhet ROAD – MAP, e planifikuar dhe e paramenduar – deri tek intervista e djeshme.

Tani në bilancin e tij ka një ”Fitore” të  dhuruar nga Dr. Sali Berisha, një mijë  humbje dhe një  milion tradhëtira.

Fati i tradhëtarëve dihet! 

Ballabani – Esati – Edi Rama – Llulli Basha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit