Malajzia urdhëron dëbimin e çdo shtetasi izraelit

Malajzia urdhëron dëbimin e çdo shtetasi izraelit

Malajzia ka rikonfirmuar qëndrimin e saj të ashpër ndaj Izraelit. Kryeministri Anwar Ibrahim deklaroi se çdo shtetas izraelit që identifikohet brenda territorit të vendit do të dëbohet menjëherë, pasi Kuala Lumpuri nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe nuk lejon hyrjen e qytetarëve të tij. 

Deklarata erdhi pas dyshimeve se disa shtetas izraelitë me dyshtetësi kishin hyrë në Malajzi duke përdorur pasaporta të vendeve të tjera dhe po qëndronin në një komunitet teknologjik në Johor. Autoritetet nisën hetime, ndërsa kryeministri theksoi se, nëse konfirmohet prania e tyre, masa do të jetë e menjëhershme: dëbim nga vendi. 

Qëndrimi i Malajzisë ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, përfshirë kritika nga disa ligjvënës amerikanë, por qeveria malajziane ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ndryshojë politikën e saj. 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit