Mali i Zi mbetet pa turistë prej koronavirusit, pronari i lokalit: Kam fituar vetëm 1 euro

Mali i Zi mbetet pa turistë prej…

Mali i Zi pak ditë më parë u shpall si, një nga vendet më të sigurta për të kaluar pushimet verore.

Por duket se sezoni turistik ka pësuar një rënie të ndjeshme nw kwtw vend, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në disa foto të marra nga plazhet kryesore në fqinjin tonë verior, bie në sy qetësia jo karakteristike dhe vendi duket si i ‘shkretë’.

Pronarët e lokaleve dhe resorteve në vend, ankohen se, kjo është një situatë e pazakontë dhe po shkakton një dëm ekonomik të paparë.

Madje një prej tyre shton se, ka fituar vetëm 1 euro.

Masat kufizuese janë ende në fuqi në vend, ku përfshihet karantinimi 14 ditor për turistët që hyjnë aty.

Ndërkohë, situata duket e paqartë dhe e pasigurt, pasi askush nuk di të thotë me siguri, se si do të shkojnë gjërat.

Autoritetet e vendit vazhdimisht po ndërmarrin masa të reja në lidhje me pandeminë e koronavirusit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit