
Një 35-vjeçar dhe babai i tij 72-vjeçar kanë pësuar djegie trupore pasi makina me të cilën udhëtonin është përfshirë nga flakët teksa po furnizohej me karburant.
Sipas informacioneve, Muharrem Orhan, 72 vjeç nga fshati Rëmbec i bashkisë së Maliqit për shkak të djegieve të shumta është dërguar me urgjencë drejt repartit të djegieve dhe plastikës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Ndërkohë i biri Dorjan Orhan, 35 vjeç, sipas burimeve ndodhet pranë spitalit rajonal të Korçës ndodhen në reaminacionin e këtij spitali.