Maliq/ Pronari i agjencisë funerale vjedh mermerat e varreve dhe i shet sërish

Maliq/ Pronari i agjencisë funerale vjedh mermerat…

Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar së fundmi në qytetin e Maliqit, ku një qytetar ka rënë në prangat e Policisë për vepra penale të përsëritura që lidhen me cenimin e vendit të të ndjerëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Varrezat”, shërbimet e Policisë bënë të mundur arrestimin e shtetasit B.M., 48 vjeç, pronar i një agjencie funerale në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, B.M. akuzohet se në mënyrë sistematike ka vjedhur pllaka mermeri dhe graniti nga varrezat publike, të cilat më pas i dërgonte në punishten e tij për t’i ripunuar dhe shitur si materiale të reja.

Hetimet kanë zbuluar se kjo veprimtari kriminale është kryer prej kohësh dhe ka shkaktuar dëme materiale dhe moralepër familjarët e të ndjerëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit