Maliqi-deputetëve të “Rilindjes”: Jeni nëpunës të beut të Surrelit

Maliqi-deputetëve të “Rilindjes”: Jeni nëpunës të beut…

Duke iu referuar deklaratave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, deputeti Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos iu hapin dyert policëve pa numër identifikimi.

Ndër të tjera, ai i ka quajtur deputetët e maxhorancës ‘nëpunës të beut të Surrelit’ dhe tha se ambasadorët nuk mbrojnë interesin e shqiptarëve, se duhet të mbrojnë veten

“Meqenëse qenkan fytyra jote dhuna ndaj grave, dhuna ndaj artistëve, ndaj fëmijëve po i bëj thirrje popullit shqiptar mos hapni dyert tuaja kur t’ju vijnë policët në derë pa numër identifikimi. Një ditë do të përgjigjeni për këtë. Mos kujtoni se do të keni mbështetje.

Edhe këtë reformë drejtësie që kapët po e shohim. Po shohim dhe reformën zgjedhore si po e bëni. jeni nëpunës të beut të Surrelit, nuk jeni deputetë të popullit. Këta ndërkombëtarë nuk kanë ndërmend të mbrojnë interesin e shqiptarëve, duhet t’i mbrojnë vetë. Ky po lobon me paratë e drogës”, deklaroi Maliqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit