Maliqi-Lleshit: Më kujton kriminelët, mund të kesh fatin e Tahirit!

Maliqi-Lleshit: Më kujton kriminelët, mund të kesh…

Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, ku ky i fundit e mohoi sërish dhunën e ushtruar mga policia ndaj qytetarëve.

Maliqi tha se mënyra e të folur të ministrit, i kujtonte kriminelët kur ishte drejtues në polici dhe theksoi se forcat RENEA veprojnë vetëm ndaj elementëve terroristë. Deputeti paralajmëroi Lleshajn se mund të ketë fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Këtu po shikoni një aktrim të pështirë duke u përdorur gomarë e mamuth e ça nuk po përdoret, disa kanë përfunduar dhe universitetet në perëndim. Më habiti se si fliste ministri me kaq butësi i rendit publik, më kujtonte kur kam qenë në polici, kriminelët që kur ishin në turmë bënin të fortën por ku i kapje bënin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Se unë kam qenë pedagog i taktikës. A ka krim më të pështirë të çosh policinë në mes të natës. Të çosh forcat RENEA, ku lejohet. Forcat e RENEA-s veprojnë vetëm ndaj elementëve terroristë. Kush ishin kriminelët, Budina, artistët? Këta po ju marrin lirinë, po ju marrin pronën. I them zotit Lleshaj mund të kesh fatin e Tahirit apo të tjerëve megjithëse Tahiri u përdor nga beu i Surrelit”, tha Maliqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit