Maliqi: Rama do që të minojë Reformën në Drejtësi, vendi po shkon drejt përplasjes civile

Maliqi: Rama do që të minojë Reformën…

Deputeti Lefter Maliqi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Edi Rama do që te rrëmbejë çdo pushtet, duke shtuar se do që të minojë mes të tjerava edhe Reformën në Drejtësi.

“Edi Rama ka një etje për pushtet dhe do të kapë gjithçka. Ambasadorja amerikane duhet të vendosë dorën te Rama. Ai është përgjegjës për gjithcka. Padyshim që Rama do të minojë reformën, pasi ai ka shtatë vjet në qeveri, keta kanë mbjellë Shqipërinë me drōgë. Ka vetëm një fajtor për Shqipërind dhe ai është Edi Rama. Mundohet me të gjitha format që të kapë Gjykatën Kushtetuese”, tha Maliqi.

Në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane, Maliqi u shpreh se ndoshta Yuri Kim i paraprin një përplasjeje civile.

“Ambasadorja ndoshta i paraprin një situate për përplasje civile. Kemi një Edi Ramë që do gjithçka me ministra kukulla. Në cështjen e Teatrit, kishte dhunë nga policia. Rama mori reformën në drejtësi dhe do gjithçka për veten e tij. Edhe tani, ata që janë mbi 55 vjeç do t’i heqë dhe do të vendosë njerëz që i shërbejnë një shteti policor diktatorial”, u shpreh Maliqi.

Lefter Maliqi nënvizoi se demokracia është në rrezik shumë të madh e është i bindur se situata do të shkojë deri në përplasje civile.

“Kryeministri në dalje vetëm aktron. Rama del si shenjtan budalla. Demokracia është në rrezik e diktatura sapo ka nisur. Unë jam kritik edhe ndaj opozitës, sepse duhet kërkuar ndryshim i sistemit. Populli të zgjedhë vetë përfaqësuesin e vet. Unë nuk besoj se reforma zgjedhore do të bëhet më 31 maj e për të kaluar në qershor. Unë jam i bindur se vendi po kalon drejt përplasjes civile”, tha ai.

Për prishjen e Teatrit Kombëtar, Maliqi tha se janë veprime banditeske të qeverisë Rama.

“Janë parë veprime banditeske të policisë në orën 4 të mëngjesit. Mua më kujtonin ca banditë. Forcat speciale të RENEAS përdoren për kríme të rënda, si grabitja, tērrorizmi, pengmarrja. Kush ishte krímineli aty Budina, Licaj apo kush. Kemi veprim antiligjor e dhūnë e papërgjegjshme. Këta po vendosin shtet policor dhe e vetmja mënyrë është të ngrihemi. Parlamenti duhet shpërndarë”, vlerësoi Maliqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit