Mallakastër/ Katër të arrestuar për kultivim kanabisi

Mallakastër/ Katër të arrestuar për kultivim kanabisi

Katër persona kanë janë arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Rreth 150 bimë narkotike u gjetën të kultivuara në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, ku u arrestuan 3 persona S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç.

Gjithashtu nga operacionet e policisë u gjetën të kultivuara edhe 120 rrënjë kanabis në fshatin Vloshë, në Roskovec, në tokën një 60-vjeçari, me iniciale B.H.,  i cili ka rënë në pranga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit