Mallra kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë, ndalohet dhe gjobitet mijëra euro 28-vjeçari shqiptar

Mallra kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë, ndalohet…
Featured image of article: Mallra kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë, ndalohet dhe gjobitet mijëra euro 28-vjeçari shqiptar (SHUMA) 

Policia italiane, ditën e sotme ka ndaluar një autobus me targa shqiptare, pasi në bagazh iu gjetën një sasi mallrash kontrabandë. Mediat italiane, bëjnë me dije se operacioni u zhvillua nga policia e Riminit në autostradën kryesore në kilometrin e 204.

Mësohet se autobuzi drejtohet nga një 28-vjeçar shqiptar me dokumente të rregullta, por mediat e huaja shkruajnë se dhe mallrat zotëroheshin nga ai. Ndërkohë, patrulla lejoi që udhëtimi të shkonte deri në destinacionin final, Torino ku do të bëhej edhe shkarkimi i mallrave.

Ndërkohë, shqiptari tentoi që të kthehej mbrapsht me destinacion Shqipërinë, por që nuk e ka lejuar policia italiane.

Meidat bëjnë me dije po ashtu se për shkak se transporti ishte i  paautorizuar, shoferi është gjobitur me 4,633 euro dhe si dhe për tre muaj do të ndalohet që të drejtojë autobusin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit