Mamaja e Oriola Marashit: Marr kredi që të vishem bukur!

Mamaja e Oriola Marashit: Marr kredi që…

Pedagogia Xhoi Jakaj duket se nukne ka aspak problem të shenzojnë shuma të mëdha për veshjet. Madje jo vetëm që nuk e ka problem, por do ishte e gatshme të merrte kredi vetëm e vetëm që të vishej dhe të dukej bukur. 

Këtë gjë mamaja e modeles së njohur Oriola Marashi e ka deklaruar vetë, ndërsa ishte ftuar në një intervistë në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews. 

Ajo tregoi gjithashtu se veshja e saj për studion e Euronews kushtonte plot 1500 euro.

Kjo veshja është bërë me stilist, nga një mikesha e Oriolës, Stela Larja, për ta përmendur se nuk është në tregun e veshjeve.

Unë marr borxh dhe vishem bukur, kaq e thjeshtë është. Marrë kredi dhe vishem bukur. Vëllezërit e mi do kishin bërë disa biznese nëse do të kursenin në veshje. Investojmë shumë në veshje, jemi familje e tillë. E gjithë veshja ime sot në studio kushton diku te 1500 euro me gjithë varset dhe bizhutë”, tha Jakaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit