Mamaja e Rabiot sulmon Pogban dhe Mbappen: Jeni arrogantë!

Mamaja e Rabiot sulmon Pogban dhe Mbappen:…

Duket se eleminimi i Francës ka sjellë shumë probleme në ekipin e “gjelave”. ESPN raporton se Veronique Rabiot, mamaja dhe menaxherja e djalit të saj Adrien, i tha Wilfried Mbappe të fliste me djalin e tij sepse ai ishte shumë arrogant dhe nuk po luante për ekipin. Babai i Mbappe nuk i mori kritikat mirë dhe dy familjet filluan të ngrinin zërat në shkallët e stadiumit.

Gjithashtu, zonja Rabiot kishte një incident të ngjashëm me familjen e Paul Pogba . Ajo filloi t’i bërtiste vëllezërve të Pogba për humbjen e topit që çoi në golin e tretë të Zvicrës në minutën e 91-të të lojës. Edhe vëllezërit e Pogba iu kthyen asaj duke bërtitur. Tensioni ishte i dukshëm në tribuna, me të dy incidentet që ndodhën para familjeve të lojtarëve të tjerë dhe të afërmve të menaxherit të Francës Didier Deschamps.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit