Mami duke u intervistuar, e bija qan live| Shikoni reagimin e deputetes Tabaku

Mami duke u intervistuar, e bija qan…

Ndonëse virtualisht, vajza e deputetes së PD Jorida Tabaku është bërë për herë të parë pjesë e një interviste. Vajza ka ndërhyrë në mes të intervistës në ABC, ku e ëma po fliste për inceneratorët. Ajo shkoi pranë deputetes teksa po qante.

Vajza është dëgjuar duke thënë “Dua mamin”. Në pamundësi për të bërë diçka, deputetja ka vijuar ti përgjigjet pyetjes së gazetares Jonida Shehu ndërsa mbante rreth vetes vajzën.

Vijimi i intervistës u vështirësua e për këtë u desh ndërhyrja e gazetares Jonida Shehu e cila i ka kërkuar Tabakut që të ndërpresë fjalën në mënyrë që të qëndronte pranë vajzës dhe ta qetësonte.

Një familjar i deputetes ka ndërhyrë duke marrë vajzën në dhomën tjetër

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit