“Mami e urren...”, Bebe Rexha i tregon botës se kush është ajo në të vërtetë

“Mami e urren…”, Bebe Rexha i tregon…

Në albumin e fundit “Better Mistakes”, Bebe Rexha shprehu emocoionet e saj më të thella, duke i treguar gjithë botës se kush është ajo në të vërtetë.

“Po pranoja veten siç isha dhe po mendoja ‘Kjo është ajo që unë kam kaluar, kjo jamë unë”, është shprehur Bebe në një intervistë për “Grammy.com” duke shtuar se në album ajo rrëfen gjithë luftën e saj më shëndetin mendor.

“Kur mora diagnozën se jam bipolare, e kisha ditur gjithë jetën se diçka nuk shkonte mirë me mua. Doktorët më thoshin gjithmonë ke ankth ose depresion. Pastaj kishte momente të tilla si për shembull kur shkoja në një festë, ku mund të përqafoja njerëz dhe t’i puthja, unë ndihesha e stresuar e në ankth dhe nuk mund ta bëja. Nuk mund as të bëhesha gati dhe falenderoja gjithmonë Zotin që kisha njerëz që më ndihmonin të bëhesha gati, sepse unë nuk mund ta bëja vetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit