'Manasoo', edhe 90 vjet pas mbytjes 'anija e mallkuar' ka mbetur e paprekur

‘Manasoo’, edhe 90 vjet pas mbytjes ‘anija…

Eksploruesit e relikeve mbetën gojë hapur kur u zhytën dhe zbuluan rrënojën e një anije 90-vjeçare të njohur si “e mallkuara”.

Anija e pasagjerëve “Manasoo”, ishte thuajse në gjendje të paprekur nën ujërat e Kanadasë, që nga mbytja e saj tragjike më 15 shtator 1928, pranë ishullit Griffith.

Postali “Manasoo” u ndërtua në vitin 1888 në Glasgoë të Skocisë, dhe po atë vit nisi udhëtimet drejt Torontos në Kanada.

Por pas një stuhie të rëndë më 15 shtator 1928, anija u fundos pranë ishullit Griffith, ku 16 vetë humbën jetën, së bashku me 116 krerë bagëti.

Disa modifikime të shtuara për akomodimin e pasagjerëve ndikuan në prishjen e balancës së saj.

Pesë të mbijetuarit kishin qëndruar për 60 orë në barkat e shpëtimit para se të shpëtoheshin nga një anije kalimtare.

Fillimisht anija ishte quajtur “Macassa Hamilton Steamship”, por mjeti skocez më pas u riemërua “Manasoo”.

Kjo, për të reflektuar portin ku ndaloi fillimisht Manitoulin dhe “Soo”, siç njihet ndryshe porti Sault Marie, në Ontario.

Detarët thonë se ndryshimi i emrit të një anijeje sjell fat të keq, prandaj anija nisi të quhej shpejt “e mallkuar” pas raportimeve se ishte mbytur.

Zhytësit Ken Merryman, Jerry Eliason, Cris Kohl e Jared Daniel, zbuluan rrënojën e Manasoo në 70 metra thellësi.

Agjencia e arkeologjisë në Ontario tha: “Kishim parë rrënoja të ruajtura mirë dhe më parë, por kjo ishte e mrekullueshme.

Uji i pastër bashkë me midhjet me motive zebrash, na jepnin shikueshmëri deri në 40-50 metra.

Për arsye se pjesa e prapme fundoset e para dhe zhytet në rërë, pjesa e përparme ngrihet lart dhe krijon tipare të mrekullueshme”.

Në anije u gjet gjithashtu një automjet “Chevrolet AA Capital” i vitit 1927, i cili i përkiste bankierit të mbijetuar Don Ëallace.

Pasi morën lejen arkeologjike në Ontario, zhytësit zbuluan me kujdes kabinat, dhomën e pilotimit, stallat e lopëve, ato të ngarkesës dhe restorantin.

Natën e fatkeqësisë era u forcua dhe “Manasoo” po goditej nga valë të mëdha.

Dëshmitarët thonë se, shpejt u bë e qartë se anija po fundosej dhe se ekuipazhi nisi të hidhej në det.

Por shumë nuk arritën të shpëtonin. Ata thonë se, kur u fundos maja e anijes u ngrit 10 metra në ajër dhe u zhyt në thellësi.

[ngg src=”galleries” ids=”213″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit