Manastirliu dhe Erion Isai lënë Kolonjën pa mjekë, banorët: Vizitohemi në Korçë, ndryshe vdesim

Manastirliu dhe Erion Isai lënë Kolonjën pa…

Afro 11 mijë banorë të Kolonjës prej më shuëm se tre vite thonë se nuk kanë mjekë specialistë në spitalin e qytetit. Në spital kanë mbetur shumë pak mjekë dhe janë kthyer në shërbim mjekët pensionistë. Shumicën e pacientëve nisen me urgjencë në Korçë, pasi shërbimi i vetëm është dhënia e një serumi.

Bëhet fjalë për mungesë të mjekëve kardiologë, pediatër, okulistë, kirurgë, pneumatologë etj. Banorët thonë se kjo situatë po u rrezikon shëndetin dhe jetën, pasi rastet urgjente nuk përballohen mjaftueshëm në spitalin e Kolonjës.

S’ka mjekë, ka 3 vite kjo punë, kur sëmuren i çojnë në Korçë, paguaj paratë dhe shko andej. Nuk ke para, vdis. Tre mjekë janë këtu. Punojnë mjkët e vjetër, ata në pension se të rinj nuk ka” – shprehen qytetarët.

Ndërkohë ministrja Manastirliu dhe kryebashkiaku Erion Isai, duket se më të shqetësuar janë për propagandën elektorale në zgjedhje, sesa për shëndetin e qytetarëve. Gjithçka mbulohet nga fasadat, të cilat janë një realitet bosh, pa shërbim dhe pa përkujdesje të mjaftueshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit