Manastirliu i fal AGI KONS 1.3 miliardë në tenderin e dyshimtë, megjithëse ofroi më shumë se dy konkurrentë

Manastirliu i fal AGI KONS 1.3 miliardë…

Tenderat në shëndetësi janë një e ardhur shumë e mirë për të gjithë personat epërfshirë. Duke filluar që nga organizatorët e deri tek pjesëmarrësit, përfshirë natyrisht edhe fituesin. Siç dihet dhe siç është parë thuajse përditë, në shumicën e rasteve fituesi i një tenderi është i paracaktuar që në fillim dhe më pas gjithçka është një teatër.

Në rastin konkret kemi të bëjmë më një tender në shifra të larta në rangun e miliardave. Bëhet fjalë për Spitalin e Kukësit i cili ka zhvilluar procedurën prokurimit me numër reference REF-01562-07-23-2021 dhe me objekt “Punime për pjesën teknologjike të fazës II të Rikonstruksionit të Spitalit Kukës”. Fondi;limit i këtij tenderi është 110,994,433 lëkë të reja pa TVSH ose gati 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Në garë kanë marrë pjesë vetëm 4 kompani. Fitues është shpallur firma AGI KONS në pronësi të Elvis Sula, por që de facto sipas artikujve të shumtë në media, i përket biznesmenit Gentian Sula, i njohur për lidhjet e tij me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Kompania e Sulës ka ofruar 105,944,488 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re qartësisht se kjo shifër është thuajse e njëjtë me atë të fondit limit, çka përbën dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Këtë e përforëcon edhe fakti se dy kompani nga pjesëmarrësit në garë kanë ofruar vlera më të vogkla se AGI KONS e megjithatë janë skaulifikuar duke mos u marrë në konsideratë. Për statistikë kompania që ka ofruar vlerën më të ulët ka ofruar gati 150 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak AGI KONS. Kjo shifër më sa paku do të ishte një dëm i shkaktuar ndaj shtetit, por me sa duket SPAK vazhdon të jetë në gjumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit