Manastirliu lë studentët e mjekësisë 4 muaj pa bursë, UMT thotë se nuk ka fonde

Manastirliu lë studentët e mjekësisë 4 muaj…

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë shprehen të indinjuar për vonesat e vazhdueshme në shpërndarjen e bursave studentore. Edhe pse jemi në përfundim të vitit akademik, pagesat nuk janë dhënë të plota, duke shkaktuar shqetësim dhe vështirësi ekonomike për studentët që mbështeten në këto ndihma financiare. Sipas tyre, bursat janë dhënë pjesë-pjesë gjatë muajve, ndërsa prej më shumë se tre muajsh nuk është kaluar asnjë shumë, me justifikimin e mungesës së fondeve.

Denoncimi:

Përshëndetje! Shpresoj te jeni mire! Dua te bej nje “denoncim” lidhur me papërgjegjshmërinë e UMT. Jam studente e mjeksise dhe arsyeja qe po shkruaj eshte ne lidhje me bursat studentore. Jemi afer fundit te vitit akademik dhe ende bursat studentore nuk kane kaluar plotësisht! Ka ndonje reagim nga ministria e arsimit apo ende do te vazhdoje si PROBLEM? Duhej marre ne fillim te vitit shkollor, por nisen te na e hidhnin pjese-pjese, dhe viti akademik mbaroi dhe pjesa e fundit qe duhej hedhur brenda ketij viti, nuk eshte hedhur ende. Kemi 3-4muaj pa marre me pretekstin nuk kemi fonde. Nuk mjafton qe jemi nxenes ne shtet e po marrim meritat tona dhe me te mos flasim per kushtet ku zhvillojme mesimin.

Studentët kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga Ministria e Arsimit me në krye Ogerta Manastirliun dhe institucionet përkatëse, duke theksuar se kjo situatë është e papranueshme për një universitet publik ku merita duhej të vlerësohej dhe mbështetej konkretisht. Ata kujtojnë gjithashtu se, përveç mungesës së pagesave në kohë, mësimi zhvillohet në kushte jo të përshtatshme, gjë që shton më tej pakënaqësinë. “Nuk mjafton që po japim maksimumin në studime, por tani duhet të presim edhe për diçka që na takon me të drejtë”, shprehen studentët.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit