Manastirliu: Shqipëria siguron pilulën kundër Covid 19

Manastirliu: Shqipëria siguron pilulën kundër Covid 19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar nëpërmjet instrumentit të BE blerjen dhe futjen në vendin tonë të barnave kuruese ndaj COVID-19, nga Kompaina Merck dhe Pfizer-Biontech, për cilat po pritet dhe certifikimi nga EMA.

“Kompania Merck e ka nxjerrë ka përfunduar fazën e tretë, trial e fazës së tretë dhe tashmë Britania e Madhe e ka miratuar që është Mulnopiraviri. Ne kemi bërë kontaktet direkte me Merck-un ndërkohë që jemi duke kontaktuar dhe kemi bërë takimet e para. Kemi kontaktuar kemi marrë kontakte me kompaninë Merck kemi marrë kontakte me kompaninë Pfizer dhe Pfizer është duke prodhuar dhe është në fazën e tretë të studimit të një bari”, tha Manastirliu në një intervistë për News24.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit