Manastirliu: Te Infektivi janë shtruar të rinj me simptoma të rënda koronavirusi

Manastirliu: Te Infektivi janë shtruar të rinj…

Minsitrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se në spitalin Infektiv janë të shtruan edhe qytetarë të rinj të cilët kanë simptoma për shkak të Covid-19.

Përmes një postimi në Facebbok, Manastirliu shkruan se virusi nuk bën dallim moshe.

Ajo bën sërish apel për të vendosur maskë, për të ruajtur distancën sociale dhe për të larë sa më shpesh duart.

Postimi i Manastirliut në Facebook
”Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!

Vendose maskën.

Ruaj distancën.

Laj shpesh duart.

/ Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit