Manastirliu tregon datën për hapjen e kopshteve dhe çerdheve: Publikojmë së shpejti protokollin e sigurisë

Manastirliu tregon datën për hapjen e kopshteve…

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse situata do të jetë e qëndrueshme, çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 Qershori.

“Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e cerdheve dhe e kopshteve publike dhe private”, tha Manastirliu në komunikimin përmes “Facebook”.

Ndërkohë ajo ka theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për kopshtet dhe çerdhet duke shtuar se duhen përshtatur me rregullat e reja që do të vendosen.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit