Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Manastirliu tregon se kur do të kryhet…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19.

Sipas ministres në skenarin më ambicioz vaksinimi do të kryhet brenda 14 muajve, ndërkohë që në rastin më të keq vaksinimi do të zgjasë 24 muaj.

Pjesë nga intervista

Manastirliu: Janë 500 mijë doza vaksine të kontraktuara nëpërmjet kontratës së Pfizer. Kalendari fillon me 10 mijë dozat e para brenda muajit janar, me 30 mijë dozat e dyta brenda muajit shkurt dhe ndërkohë me serinë e dozave sipas kalendarit të vaksinimit. Ndërkohë janë 1 milionë e 200 mijë doza përmes COVAX, që kanë një kalendar. COVAX pritet të fillojë në shkurt përmes dozave të Pfizer. Ende nuk është përcaktuar shuma sepse instrumenti COVAX është duke ndarë në mënyrë të barabartë mes vendeve që kanë paguar. Fillojnë në muajin shkurt dhe pastaj në mars, prill, maji vazhdojnë dozat e tjera.

Fevziu: COVAX sjell Pfizer?

Manastirliu: COVAX është duke negociuar me të gjitha kompanitë e vaksinave. Ne kemi punuar për të siguruar vaksinimin nëpërmjet COVAX dhe jemi në negociata me Astra Zeneca.

Fevziu: Deri në verë, sa doza kemi?

Manastirliu: Ne, deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë.

Fevziu: Kjo është teorike. Sa do vijnë në Shqipëri deri në muajin maj?

COVAX dhe Pfizer janë dy kontratat e para ndërkohë që presim të lidhim kontratën e tretë me Astra Zeneca dhe ndërkohë jemi në negociata me Modernën.

Fevziu: Do lejohet vaksina kineze?

Manastirliu: Për ne e rëndësishme është siguria e vaksinës. Për ne janë tre elementë, autorizimi nga EMA, FDA apo e listuar nga OBSH për përdorim. Me këto kushte do të ecim dhe me vaksina të tjera.

Fevziu: Deri në 1 maj sa shqiptarë do të vaksinohen?

Manastirliu: Ne kemi vendosur përmes planit të vaksinimit të nisim me mjekët, më pas me të moshuarit në qendrat sociale dhe me të moshuarit mbi 75 vjeç. Ne kemi 3 skenarë. Në skenarin më ambicioz që ne kemi realizuar, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit