Manastirliu: Do të mbulojmë gjithë popullatën me vaksínim falas!

Manastirliu: Do të mbulojmë gjithë popullatën me…

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpjeguar gjithçka mbi vaksínën anti COVID-19 në emisionin “Real Story” në News24.

Manastirliu tha se vaksína do të merret në momentin që do të jetë e sigurt, efektive dhe se do të mbulohet e gjithë popullata por fillimisht do të jenë 20% e popullsisë që do të vaksínohet.

“Qeveria shqiptare ofron të gjitha garancitë që ta marrim vaksínën njësoj si vendet e tjera. Garanci financiare një shumë financiare që derdhet për të siguruar vaksínën.

Ne kemi një program të ímunízimit dhe për të cilin kemi indikatorë shumë pozitivë. Plani i imunizimit kombëtar. Jo vetëm e kemi këtë mbulesë të vaksínimit mbi masën 98% por kemi dhe një përhapje të zinxhirit ftohës. Ka të njëjtat procedura si vaksína e grípit. Në 2019 kemi investuar për të përmirësuar zinxhirin ftohës dhe kjo do na ndihmojë dhe për vaksínën e COVID-it.Are we in danger of closing again? Minister Manastirliu explains the  reasons for the increase in the number of infected people

Ne do të mbulojmë gjithë popullatën me vaksínim por faza e parë e përgatitjes për të siguruar që vaksína të jetë efektive dhe të shpërndahet siç janë udhëzimet e OBSH është fiks 20% e popullatës, është 567 mijë qytetarë”, deklaroi Manastirliu.

Sipas saj, pa përfunduar fazat e testimit klinik nuk mund të flitet për certifikim. Ajo tha se OBSH flet për një korridor të përshpejtuar të certifikimit teksa theksoi se vaksína do të jetë falas për të gjithë popullatën.

E pyetir nëse do të krijohet mundësia që kompani të tjera nëse e arrijnë vaksínën ta sjellin në mënyrë private, Manastirliu tha se do të vlerësohen të gjitha mundësitë.

“COVAX parashikon 9 kandidatët e vaksínave që janë në fazat më të shpejta të studimit. Ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë. Do bëjmë më të mirën tonë për të siguruar shëndetin e popullatës”, tha ministrja Manastirliu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit