Manchester City kthehet në vatër infeksioni, shtyhet ndeshja ndaj Everton

Manchester City kthehet në vatër infeksioni, shtyhet…
Pas Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, të cilët rezultuan pozitivë tri ditë më pare, klubi i City-t në faqen zyrtare ka njoftuar se në tamponët e tjerë kanë rezultuar me COVID-19 edhe tre lojtarë të tjerë
Featured image of article: Manchester City kthehet në vatër infeksioni, shtyhet ndeshja ndaj Everton

ANGLI-Sfida mes Manchester City-t dhe Everton planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Goodison Park”, nuk do të luhet për shkak të shtimit të rasteve të të prekurve nga koronavirusin në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Pas Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, të cilët rezultuan pozitivë tri ditë më pare, klubi i City-t në faqen zyrtare ka njoftuar se në tamponët e tjerë kanë rezultuar me COVID-19 edhe tre lojtarë të tjerë duke përfshirë dy anëtarë të stafit. Emrat nuk janë bërë publikë, por klubi sqaron se ka arritur marrëveshjen me Evertonit dhe Ligën, që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër.

Kjo është ndeshja e dytë e Premier League që është shtyrë për shkak të koronavirusit, pasi kujtojmë që në fillim të dhjetorit nuk u zhvillua takimi mes Newcastle dhe Aston Villës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit