Manipulime në dokumente/ Veliaj i fal 19 tenderë me vlerë 1.6 MLN euro vartësit të tij

Manipulime në dokumente/ Veliaj i fal 19…

Aferat me tenderët janë të vazhdueshme nga Erion Veliaj. Ai shpesh i përdorë ato për “gostitur” miqtë e tij që i duhen në bashkëpunime të tjera korruptive. Shumë vartës të kryebashkiakut kanë përfituar tenderë pa garë nga ky institucion që kur në krye erdhi Veliaj.

Një prej tyre është edhe Arben Malokun, i cili në vitin 2015 u emërua Administrator i Njësisë Zall Herr. Përveç këtij posti të mirë që Veliaj i bëri gati sapo erdhi në krye të Bashkisë, Maloku gjatë kohës që drejtonte Njësinë Administrative Zall Herr, ka përfituar plot 19 tenderë publikë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në vartësi. Me vlerë totale 6.1 milionë euro dhe janë marrë përmes firmës ARB-TRANS 2010.

Kjo firmë u krijua në vitin 2012 nga Arben Maloku. Por, kur nisi të përfitonte tenderët, për të t’iu shmangur rregullit për konflikt interesi, ai bëri një shitje fiktive të kompanisë.

Konkretisht, në vitin 2018, Arben Maloku ia shet kompaninë ARB-TRANS shtetasit Fatmir Firi, i cili rezulton se është vjehrri i tij. Ndërsa në vitin 2021 Fatmir Firi i dhuron 100% të kuotave shtetasit Shyqyri Malokut, i cili është babai i Arben Malokut. Sepse Firi u arrestua për mashtrim me TVSH dhe deklarim të faturave për vitin 2019.

Por, gjatë kësaj periudhe, Arben Maloku ka ndërtuar edhe një pallat 2700 m2 në zonën e “Myslym Shyrit”, i cili nuk kishte leje ndërtimi. Dhe deri në fund të vitit 2022, kur Veliaj u detyrua ta shkarkojë Malokun, firma e tij përfitoi 19 tenderët në shkelje të ligjit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit