Manjani përgëzon Sandër Lleshajn/ I dha një “grusht” të rëndë propagandës që sundon

Manjani përgëzon Sandër Lleshajn/ I dha një…

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani thekson se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duhet përgëzuar që pranoi publikisht kanabizimin e vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kjo deklaratë e Lleshajt, është një “grusht” ndaj propagandës së Rilindjes.

“Me shumë sjellje të Sandër Lleshit nuk mund të pajtohesh, por duhet përgëzuar që pranon publikisht që vendi sot është kanabizuar.

Është një grusht i rëndë ndaj propagandës që sundon. Po godet Ministri i Brendshëm, jo armiku i jashtëm…”-shkruan Manjani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit