Manovra të rrezikshme në rrugë, si u kap Ferrari në Tiranë gjatë natës

Manovra të rrezikshme në rrugë, si u…

Policia ka kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrolle me radar dhe dragera për të ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për të parandaluar aksidentet.

Një ‘’Ferrari’’ u evidentua teksa kryente manovra të rrezikshme në aksin Liqeni i Thatë- Astir. 46-vjeçari i cili e drejtonte u ndalua për manovra të rrezikshme si dhe mjeti u bllokua pasi u konstatua se targat e tij i përkisnin një tjetër automjeti.

Në Sauk-Astir dhe Tiranë-Durrës 18 drejtuesve mjetesh iu pezullua leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara nga 146 km/h deri në 159 km/h.

Në Teg-Astir dhe përsëri në Tiranë-Durrës iu pezullua leja e drejtimit 28 drejtuesve po për shpejtësi mbi normat e lejuara kurse 7 drejtuesve për manovra të rrezikshme.

Edhe brenda në Tiranë janë ndëshkuar disa drejtues mjetesh, saktësisht 15 të tillë me pezullim leje drejtimi pasi ishin nën efektin e alkoolit./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit