Maqedoni e Veriut/ 36 raste të reja dhe një i vdekur nga Covid-19

Maqedoni e Veriut/ 36 raste të reja…

MSH-ja ka njoftuar se sot ISHP-ja ka regjistruar 13 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup – 6, Kumanovë – 2, Prilep -1, dhe nga një të shëruar në Tetovë, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Vinicë.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 58 vjecar I shtruar në Spital para një jave në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë bërë 411 testime, ku janë konfirmuar 36 raste të reja me COVID-19, edhe atë në Tetovë – 12, Shkup – 7, Kumanovë – 4, Prilep – 4, Veles – 6, dhe nga një rast në Gostivar, Pehçevë dhe Berovë.

Konform të dhënave, numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me koronavirus në vendin tonë është 1622, numri I të shëruarve 1112, ai I viktimave 91, kurse për momentin ka 419 raste active. Në nivel vendi janë bërë 18.821 teste. Qytetet më të prekur vazhdojnë të jenë Shkupi me 538 raste, Kumanova me 408, Prilepi me 173 dhe Tetova me 108 raste.

Në Klinikën Infektive në Shkup, në Spitalin “8 Shtatori”, në Spitalin e Manastirit dhe Shtipit gjithsejt ka të shtruar 64 pacientë, prej të cilëve 24 prej tyre janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në Repartet Infektive në Tetovë, Prilep, Veles dhe Kumanovë janë të shtruar gjithsejt 57 pacientë pzotiv apo të dyshuar me COVID-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit