Maqedoni e Veriut/ Dy të vdekur dhe 17 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Maqedoni e Veriut/ Dy të vdekur dhe…

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 460 testime dhe janë vërtetuar 17 raste të reja me Covid-19.

Gjithashtu, dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

“Në klinikën për Sëmundje Infektive humbi jetën një pacient nga Shkupi (89), i hospitalizuar më 4 maj. Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi edhe një pacient të ndjerë nga Velesi i cili ka qenë në spitalin ‘8 shtatori’ nga 15 prilli”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej numri i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut është 1.740, numri i të shëruarve 1.251, ndërsa numri i të vdekurve 97. Momentalisht në Maqedoni ka 392 raste aktive me koronavirus.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit