Maqedoni e Veriut, edhe 7 pacientë me koronavirus ndërrojnë jetë

Maqedoni e Veriut, edhe 7 pacientë me…

Në Maqedoninë e Veriut vijon që të jetë i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë bën me dije kanë humbur jetën shtatë persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 125 të tjerë.

Ndër të tjera mësohet se nga 1019 teste të kryera, rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-89, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-11, Strugë-3, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-1, Strumicë-2, Kërçovë-1 dhe Resnjë-1.

Gjithashtu sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar, dhe atë në: Shkup-1, Prilep-1, Veles-4.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit