Maqedoni e Veriut/ Këtë javë nis izolimi i pjesshëm

Maqedoni e Veriut/ Këtë javë nis izolimi…

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka propozuar Qeverisë masa të reja shtrënguese sipas të cilave orari i punës i restoranteve të jetë deri në ora 18:00, ndalesë për grumbullime gjatë festave në shtëpi, sheshe dhe organizata pune.

Komisioni për Sëmundje Infektive do të rekomandoj  një sërë masash të reja  tek Qeveria periudhën prej 18 dhjetorit e deri më 21 janar, për të shmangur rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19.

“Rekomandimet për masa restriktive janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për objektet hotelierike, rekomandime për grumbullimet publike, rekomandime për bashkësitë fetare, organizatat e ndryshëm të punës dhe rekomandime që kanë të bëjnë me punën e restoranteve në objektet hotelierike”, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Rekomandimi për Qeverinë do të jetë që objektet hotelierike të mbyllen në ora 18:00 në vend të orës 21:00, siç ishte deri tani.

Në seancën e sotme të KSI-së prezentë ishin edhe përfaqësuesit e Odës së pavarur hotelierike të cilët shprehën mospajtimet e tyre me pakon e re të masave shtrënguese të cilat kanë të bëjnë me riorganizimin e orarit të punës me objektet hotelierike dhe dorëzuan deri tek Komisioni propozime të tyre./Fax News

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit