Maqedoni e Veriut, rastet e reja me koronavirus lidhen me tubime dhe ahengje gjatë 23, 24 dhe 25 majit

Maqedoni e Veriut, rastet e reja me…

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se rreth 65% e rasteve të reja në Shkup janë të lidhura me raste tashmë të njohura për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa prej tyre 90% bien në 41 kllasterë. Filipçe shtoi se situata është e ngjashme dhe në tre qytetet më kritike.

“Kjo analizë e kllasterëve tregoi se gati se të gjithë rastet e reja janë të lidhura me ndonjë formë të tubimit ose ahengut në periudhën 23,24,25 maj, respektivisht para dy javëve, këtë e ka treguar anketa epidemiologjike.

Ky pik është rezultat i kësaj dhe mund të them se mosrespektimi i masave na ka sjellë deri tek kjo valë e re”, pohoi mes tjerash Filipçe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit