Maqedoni e Veriut, regjistrohen 22 raste të reja me koronavirus

Maqedoni e Veriut, regjistrohen 22 raste të…

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndetit Publik regjistroi 16 pacientë të shëruar nga coronavirusi në: Shkup-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Kratovë-1.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 462 teste, ndërsa janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në: Shkup-9, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-6, Veles-1 dhe Ohër-1.

Në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente (79) e cila ishte shtrirë në spital me 13 maj.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1762, numri i pacientëve të shëruar është 1.267, numri i vdekjeve është 98.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit