Maqedoni e Veriut, regjistrohen edhe 37 raste të reja me koronavirus

Maqedoni e Veriut, regjistrohen edhe 37 raste…

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Prej tyre dy janë nga Shkupi, shtatë nga Prilepi dhe dy nga Velesi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 508 testime dhe janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19: Shkup-12, Kumanovë-8, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-4 dhe Ohër-2.

Nga MSH bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit nuk ka pasur viktimë nga coronavirusi.

Numri i rasteve aktive në Maqedoni momentalisht është 443 ndërsa numri i të diagnostifikuarve nga fillimi është 1978, ku 1422 janë shëruar dhe 113 kanë vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit