Maqedoni e Veriut, rritet numri i divorceve

Maqedoni e Veriut, rritet numri i divorceve

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sivjet është rritur numri i atyre që i kanë dhënë fund kurorëzimit.

Kështu nga Enti Shtetëror për Statistikë bëjnë me dije se vitin e kaluar janë regjistruar gjithsejt 1990 divorce, shifër kjo që paraqet një rritje për 22,8% në krahasim me vitin paraprak. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsejt 13.814 kurorëzime, përkatësisht 2,4% më shumë në krahasim me një vit më parë.

Sipas këtyre të dhënave, më shumë kurorëzime janë bërë në muajin gusht, kur janë martuar 1747 çifte, ndërsa mesatare e kurorëzimit është 26,9 për nusen dhe 29,7 për dhëndrin.

Ndërkohë, më shumë divorce janë realizuar gjatë muajit nëntor, kur janë regjistruar 244 divorce, apo 12,3% e numrit të përgjithshëm për vitin 2019.

Të dhënat statistikore për vitin 2019 tregojnë se kurorëzimet më së shpeshti prishen te bashkëshorti dhe bashkëshortja në moshën prej 30 deri 44 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit