Maqedoni: Për herë të parë një pacient me Covid-19 largohet nga makina respiratore

Maqedoni: Për herë të parë një pacient…

Në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup gjatë ditës së djeshme nga makina respiratore është hequr një pacient 37 vjeçar, i cili para tre javëve është pranuar në gjendje të rëndë. Pacienti tani vetë merr frymë dhe gjendja e tij tani është e qëndrueshme”.

Këtë e deklaroi për AIM drejtori i këtij institucioni shëndetësor Hristian Kostov. Ai theksoi se pacienti pesë-gjashtë ditë pranon terapi të ozonit, ka protokoll të trajtimit dhe i japin antibiotikë dhe ilaçe antiinflamatore.

“I duhet kohë, ndërsa ne provojmë. Nëse i bie saturimi (prania e oksigjenit në gjak) mundet sërish ta vendosim në makinë respiratore. Duhet t’i jepet kohë. Nevojiten 24 deri në 48 orë që plotësisht të jemi të sigurt se pacientit nuk i duhet makinë respiratore. Ky është rezultat i angazhimit të të gjithë ekipit në spital i cili punon shumë”, tha Kostovi.

Nga fillimi i epidemisë e deri më tani, ky është pacienti i parë në shtet, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore 12 ditë kanë qenë në makinë respiratore, ndërsa tani nuk ka nevojë për një asistim të tillë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit