Maqedonia do të marrë nga Pfizer 800 mijë vaksina kundër Covid-19, 5850 të parat arrijnë në shkurt

Maqedonia do të marrë nga Pfizer 800…
Lajmin e ka bërë të ditur Ministra e Shëndetësisë në nje deklaratë për mediat ku shkruan  Ministri Filipçe, ka siguruar vaksinën me”Pfizer” për gjithë vitin 2021.
Featured image of article: Maqedonia do të marrë nga Pfizer 800 mijë vaksina kundër Covid-19, 5850 të parat arrijnë në shkurt

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipce, njoftoi se vendi i tij do të marrë 800,000 vaksina kundër Covid 19 nga prodhuesi “Pfizer”. Ndërkohë 5850 dozat e para të vaksinës do të arrijnë në shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministra e Shëndetësisë në nje deklaratë për mediat ku shkruan  Ministri Filipçe, ka siguruar vaksinën me”Pfizer” për gjithë vitin 2021.

“Marrëveshja u përcaktua këtë mëngjes në një bisedë telefonike midis Ministrit Filipce dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër Covid 19. 5,850 dozat e para të vaksinave ‘Pfizer’ do të arrijnë në shkurt, më pas dërgesa të tjera do të vijnë në Mars, dhe Prill. Ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, në bisedime të drejtpërdrejta me këtë prodhues, ka siguruar vaksina për gjithë vitin 2021.”- thuhet në njoftim. 

Ndaj këtij lajmi reaguan nga opozita. VMRO-DPMNE thotë se ministria lavdërohet se përfundimisht i ka siguruar 5850 vaksina, ndërsa ky numër sipas tyre është i mjaftueshëm për të vaksinuar vetëm një komunë.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut, kanë humbur jetën 2 530 persona dhe janë infektuar 84,024 të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit