Maqedonia e Veriut, Gati doza e tretë e vaksinës, rekomandohet për tri kategori qytetarësh

Maqedonia e Veriut, Gati doza e tretë…

Maqedonia e Veriut ka rëkomanduar dozën e tretë të vaksinës për gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët. Ministri në largim i Shëndetësisë, Venko Filipçe u shpreh se   doza e tretë do të jetë Pfizer teksa shtoi se do të injektohet të paktën 6 muaj pas dozës së dytë.

“Së paku 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës. Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se mund të lajmërohen dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës, porosia do të lëshohet përmes sms-së”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

Maqedonia e Veriut do të bëhet një nga vendet e para në rajon e Europë që rekomandon dozën e tretë të vaksinimit për të cilën po bëhet një debat në gjithë botën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit