Maqedonia e Veriut hap kufijtë, karantinimi dy javor i detyrueshëm

Maqedonia e Veriut hap kufijtë, karantinimi dy…

Sot, më 17 qershor, Maqedonia e Veriut ka hapur klufijtë, por të gjithë ata që duan të hyjnë në vend, duhet të zabtojnë masat e detyrueshme për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Një prej rregullave të detyrueshme është karantinimi dy javor i kujtdo që hyn në Maqedoninë e Veriut.

Njerëzit që do të hyjnë në kufi duhet të nënshkruajnë një “Deklaratë për vetizolimin e detyrueshëm për 14 ditë”, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme.

Gjithashtu, për të hyrë në vend është i nevojshëm një test PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Nurmi total i të prekurve në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 4.289, ndërsa numri i viktimave në 201.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit