Maqedonia e Veriut hap nesër lokalet, vendosja e maskave e detyrueshme

Maqedonia e Veriut hap nesër lokalet, vendosja…

Të gjitha objektet hotelierike që kanë tarraca, nga e enjta do të punojnë deri në ora 20:00 duke respektuar protokollet, informon ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas protokollit tavolinat duhet të kenë distancë nga dhjetë metra njëra me tjetrën, ndërsa në një tavolinë nuk mund të ulen më tepër se katër persona. Bekteshi përgënjeshtroi infomacionet se në një tavolin mund të ulen më tepër se dy persona vetëm nëse janë prej të njejtës familje.

“Vendimi është për hapjen e lokaleve të cilat posedojnë terraca, në pajtim me protokollet të cilat janë për hapësirë, por në të njejtën kohë edhe mënyrën e dezinfektimit dhe sjelljen edhe të klientëve por edhe të objektve hotelierike. Mund të ulen katër persona në një tavolinë. Nuk parashikohet që të jenë prej të njejtës familje. objektet e tjera hotelerike do të mund të hapen më vonë, pasi të shohin se si ndiqen rekomandimet.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Protokolli për punë duhet të respektohen nga ana e personave juridik, në të kundërtën do të dënohen. Do të ketë kontrolle të shtuara të policisë ndaj objekteve hotelierike për të parë nëse ato respektojnë protokollet. Në mënyrë të shtuar do të kontrollohen edhe qytetarët nëse mbajnë maskë apo distancë sociale.

“MPB kishte edhe koordinim operativ në të cilën i kemi shqyrtuar opcionet e ardshme të veprimit të policisë, pas çka në periudhën e ardhshme do të përforcohen kontrollet nga ana e MPB-së në lidhje me respektimin e rekomandimeve të Qeverisë për mbajtjen e pajisjeve personale mbrojtëse dhe mbajtjes së distancës, përkatësisht ndalesën e e grupimit, në aspekt të asaj se veçmë nuk ka kufizime të lëvizjes dhe punkte të policisë. Në aspekt ë kontrollit të objekteve hotelierike, MPB në bashkëpunim me shërbimet inspektuese do të bëj kontroll të punës së tyre me vëllim të shtuar.”- tha Naqe Çulev, ministër i punëve të jashtme.

Ndërkohë ministri Bekteshi paralajmëroi që më së voni deri të premten do të sillen të gjitha dekretet e pakos së tretë të masave anti-krizë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit