Maqedonia e Veriut nuk do të ketë kryeministër shqiptar/ Ja marrëveshja që u arrit mes LSDM dhe BDI-së

Maqedonia e Veriut nuk do të ketë…

Pasi Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u takua me Kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ka konfirmuar se mes tyre eshte arritur nje marrveshje për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.

Zaev theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë.

Në ditët e fundit, bisedimet janë zhvilluar në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm të LSDM-së dhe BDI-së, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi, teksa në një pjesë të medias janë përhapur zëra se dy partitë kanë rënë dakort për një model 3+1 të drejtimit të qeverisë, përkatësisht tre vitet e para kryeministri të ishte i Social-demokratëve ndërsa vitin e fundit posti i kreut të qeverisë t’i lihet integristëve, me kusht nëse pushteti do të zgjaste katër vjet.

 Por, këto zëra i kanë hedhur poshtë si të pavërteta eksponentë të Lidhjes Social Demokrate.

Nga ana tjetër, BDI-ja akuzon dy partitë e koalicionit, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për minimin e pozitës në bisedimet për qeverinë.

“Opozita, sipas BDI-së, po endet korridoreve të LSDM dhe VMRO për të dështuar ideali kombëtar i shqiptarëve”.

Ndërkaq, zyrtarë të Aleancës janë shprehur se “BDI-ja tashmë është pajtuar për të marrë pjesë në qeveri duke anashkaluar premtimet për kryeministrin shqiptar dhe se tani po kërkon mënyra për t’u arsyetuar para eletoratit të vet për misionin e dështuar”.

VMRO-DPMNE-ja, ndërkohë nuk flet më për synimet e formimit të një koalicioni qeverisës, ndërsa ajo po përgatitet të paraqesë një nismë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Presidentit Pendarovski për dhënien e mandatit zotit Zoran Zaev për forminin e Qeverisë, çka opozita maqedonase e quan si kundërkushtetuese, për shkak se socialdemokratët nuk kishin siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetësh.

Vetë LSDM-ja me 4 deputetët e Lëvizjes Besa ka 46 vende në parlament dhe me 15 deputetët e BDI-së bëjnë shumicën e nevojshme prej 61 votash për ta miratauar kabinetin qeveritar.

Në koalicion pritet të jetë edhe Partia Demokratike Shqiptare me një ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh.

Por një koalicion i tillë megjithatë nuk konsiderohet i qëndrueshëm dhe qeveria e re, sipas disa analistëve, do të përpiqet të afrojë deputet të opozitës si maqedonase edhe shqiptare.

Parlamenti i ri, ndërkohë ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit