Maqedonia e Veriut/ Regjistrohen shifra alarmante në 24 orët e fundit, 9 viktima dhe 162 raste të reja

Maqedonia e Veriut/ Regjistrohen shifra alarmante në…

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste të tjera të konfirmuara me koronavirus duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të shkojë në 4 057. Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 9 vdekje, duke e çuar në 188 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Instituti i Shëndetit Publik po ashtu ka regjistruar 5 pacientë të shëruar numri i të cilëve ka shkuar në 1 710. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive është 2 159. Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 778 teste ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 43 040 teste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit