Maqedonia e Veriut, shënohen 168 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut, shënohen 168 raste të…

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se nga 1470 teste të kryera në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 168  të tjerë janë infektuar.

Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga COVID-19.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit