Maqedonia e Veriut/ Shënohen 3 viktima dhe 88 raste të reja me koronavirus, 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut/ Shënohen 3 viktima dhe…

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, nga Covid 19 kanë humbur jetën 3 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në 385.

Ndërsa numri i të infektuarve ka shënuar një ulje, ku nga 973 teste të kryera vetëm 88 kanë rezultuar pozitive, ndërsa 123 persona janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne 8197, ndersa raste aktive jane 3486.

 Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4326.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit