Maqedonia e Veriut shënon një viktimë dhe 20 raste të reja me koronavirus

Maqedonia e Veriut shënon një viktimë dhe…

Maqedonia e Veriut ka shënuar në 24 orët e fundit 20 raste të reja me COVID-19 si dhe 1 viktimë. Numri i infektimeve vijon të mbetet thuajse i njëjtë teksa shumica e rasteve vijnë pikërisht nga kryeqyteti.

16 raste janë shënuar në Shkup, dy në Kumanovë dhe dy në Prilep. Po ashtu edhe viktima është regjistruar në Shkup, një 63-vjeçar i cili prej ditësh ishte në spital.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut numëron thuajse dy mijë të infektuar me COVID-19 në total nga të cilët 113 kanë humbur jetën kurse 1 mijë e 411 janë shëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit