Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme edhe për disa ditë

Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme…

Presudenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vendosi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në fakt, ky vendim u mor për të mundësuar përgatitjen e qetë të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020. Në këtë drejtim, vendimi për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja e qetë e zgjedhjeve, dhe veçanërisht zbatimi i masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në një pandemi të koronavirusit të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, – thuhej në deklaratë.

Pas marrëveshjes politike, Presidenti Pendarovski kërkon që institucionet të ndërmarrin të gjitha hapat për përgatitjen e  procesit zgjedhor. Ai pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, duke pasur parasysh perspektivën euro-atlantike të vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit