Maqedonia sot më pak raste me COVID 19 se Shqipëria, gati për të zgjatur orarin e lëvizjes së qytetarëve

Maqedonia sot më pak raste me COVID…

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 113 teste, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve nga rastet e reja 1 është paraqitur në Shkup, në Tetovë 4 raste, Prilep 1 dhe Kratovë 1.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.518.

MSH informon se brenda 24 orëve të fundit një rast tjetër me Covid-19 në vendin tonë ka përfunduar me fatalitet, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 85.

Alsat mëson se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse duke marrë parasysh trendin e zvogëlimit të rasteve me Covid-19 dhe situatën e përgjithshme me pandeminë në vend, ka vlerësuar se fundjaven që vjen, ora policore mund të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00.

Propozimi i Komisionit do të duhet të shqyrtohet në seancën e radhës në qeveri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit