Maqedonia e Veriut, shënon 10 viktima dhe 137 raste të reja në 24 orët e fundit me COVID-19

Maqedonia e Veriut, shënon 10 viktima dhe…

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së sotme, është shënuar një rekord për herë të dytë, 10 viktima dhe 137 te infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Kjo është hera e dytë që Maqedonia e Veriut shënon një numër kaq të lartë viktimash.

Tre qytetet me më shumë raste janë Shkupi me 64, Shtipi me 19 dhe qyteti shqiptar Struga me 14.

Ndërkohë qytetet e tjera kanë më pak se 10 të infektuar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit