Maria dhe Albana, sanitaret shqiptare që çarmatosën një grabitës farmacie, në Itali

Maria dhe Albana, sanitaret shqiptare që çarmatosën…

Një burrë qëndroi disa minuta në radhë, me kapuçin dhe një shall që i mbulonte fytyrën. Më pas, kur i erdhi radha, i drejtoi armën farmacistes dhe i kërkoi paratë. Ngjarja ndodhi në farmacinë Galluzzo, pasditen e së martës. 

Në këtë moment Maria dhe Albana, dy gra shqiptare që merreshin me pastrimin e ambienteve, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen. 

Po pastroja raftet pranë hyrjes së farmacisë. Pashë nga larg që ai djali i kishte drejtuar armën Dr. Elisa dhe doktoreshën e pashë të rrëzohej nën banak, kisha frikë se mund të kishte vdekur. Më pas pashë që grabitësi e kishte vendosur armën në banak, nuk e mendova asnjë sekondë, instinktivisht shkova drejt tij duke u munduar të nxitoja, por pa u dëgjuar, mora armën nga banaku dhe vrapova drejt tij, kur dola nga farmacia me armë në dorë, ai më ndoqi”, tha Maria, 39-vjeçe. 

Më pas ai e kap Maria dhe përleshet me të.  Maria bie përtokë, hedh armën, në këtë moment hyn në lojë Albana, e cila kap armën dhe ikën duke e mbajtur atë sa më larg. Grabitësi ndjek Albanën, ata ecin nëpër një pjesë të Piazza del Galluzzo, më pas Albana hedh pistoletën në asfalt, grabitësi e merr atë dhe zhduket. 

Dje Maria dhe Albana u rikthyen në punë në farmacinë Galluzzo. Maria është 39 vjeç, ka që 19 vjeç që rri në Itali, e martuar me tre fëmijë. Albana ka dy fëmijë, prej 23 vitesh ndodhet në Itali. Të dyja të lindura në Shkodër, ato mbërritën si shumë të rinj në Itali për t’u bashkuar me bashkëshortin e tyre. 

“I yni mund të duket si një gjest heroik, por në realitet kemi vepruar sipas instinktit, një instinkt mbrojtës ndaj nesh dhe ndaj klientëve të tjerë të farmacisë, kishte shumë njerëz në atë moment, përfshirë një nënë me një fëmijë vetëm 2 vjeç”, thanë ato. 

Edhe Maria dhe Albana i drejtohen grabitësit: “Dëshirojmë t’i themi të mos e bëjë më një gjë të tillë, por gjithashtu t’i themi se nuk ia vlen të shkatërrosh jetën tënde për disa qindra euro. Të falim për gjestin? Nuk mendoj se jemi gati ta falim. Ndonjëherë ka paragjykim për të huajt që kryejnë krime, këtë herë jemi të lumtur që kemi kontribuar në çarmatosjen e një krimineli që tingëllonte si fiorentin në fjalimin e tij”. / Corriere Fiorentino

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit